Harduer

“Open Source” tregon fuqitë e vërteta të Apple TV

Jan 23 2011
0 Shpërndarje
“Open Source” tregon fuqitë e vërteta të Apple TV

XMBC App për Apple TV 2 – që kërkon jailbreaking – zgjeron aftësitë multimediale të pasjes duke shtuar përkrahjen për pothuajse çdo lloj formati muzikor apo video, përfshirë këtu edhe përmbajtje HD 1080p. Normalisht Apple TV mund të lëshoj disa formate të përshtatshme me iTunes, dhe përkrahë vetëm video 720p.

Më interesantja është se ju do të jeni në gjendje të instaloni shtojca dhe veçori të reja në lexuesin media XBMC (ngjashëm sikurse që shtoni shtojca në shfletues modern si Firefox dhe Chrome). Kjo mund të hap dyert për vegla shtesë, siç është përkrahja për tastiera me Bluetooth, shfaqja e informatave shesë nga uebi, përkrahja për kodeksa të rinj, etj.

Aplikacioni XBMC është pjesë e një tentimi të ri të komunitetit për të hackuar Apple TV. Shumë shkurt pasi Apple paraqiti Apple TV 2, koduesit realizuan se ai bazohet në iOS, i njëjti sistem operativ që përdoret edhe nga iPad, iPhone dhe iPod Touch. Disa programerë kyç në komunitetin e iOS dhe disa hakerë të origjinalit Apple TV përqendruan vëmendjen e tyre drejt hapjes së mundësive të reja të kësaj pajisjeje.
 
Hackimet e para të Apple TV ishin premtuese. Para paraqitjes së XBMC,  programorja Erica Sadun paraqiti një vegël të quajtur AirFlick për të transmetuar video që nuk përkrahen nga iTunes, prej një Mac në Apple TV. Ajo paraqiti një aplikacion të quajtur AirPlayer për të transmetuar video nga Apple TV në Mac, që normalisht nuk mund të bëhet vetëm me një Apple TV.

Deri më tani procesi jailbreak ka prekur edhe Apple TV dhe disa aplikacione të pakta si XBMC, janë në ofertë. Por nuk ka ndonjë ekuivalent të nivelit si Cydia, që është mbreti i tregut të aplikacioneve për iPhone, iPad dhe iPod Touch, të përfshirë në procesin e jaibreak.

Hakerët e Apple TV e dinë këtë, dhe shtimi i përkrahjes për Cydia do të sillte dhe mundësi të reja për menynë e pasjiejs. Tani për tani përdoruesit do të jenë të kufizuar me disa shtojca që ofrohen nga lexuesi XBMC, por e ardhmja duket të jetë premtuese.

Për të instaluar softuerin XBMC në Apple TV 2, ju duhet ta lidhni pajisjen me USB në një kompjuter dhe ta futni në procesin e jailbreak përmes Season Pass, që automatikisht do të instalojë XBMC.  /pcwordlalbanian

Lajmet e fundit>