Analiza

OpenDNS tani përkrahë 30 milion konsumatorë

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
OpenDNS tani përkrahë 30 milion konsumatorë

OpenDNS është lansuar në fund të vitit 2006 nga David Ulevitch dhe brenda disa viteve të pakta ai është zhvilluar në një shërbim profesional të rezolutës DNS për konsumatorë dhe biznese anembanë botës, si një alternative duke përdorur DNS serverët e ofruesve të tyre të shërbimeve të internetit. 

Përveç shërbimeve të tyre në Sistemin e Emrave të Domenëve, OpenDNS do të ofrojë shërbime shtesë tek përdorues tjerë duke përfshirë edhe filtra të vjedhjes së informacioneve, bllokim t domenëve dhe përmirësim të gabimeve drejtshkrimore dhe bllokim të faqeve me përmbajjte të dëmshme që tentojnë të qasen në përdorues përmes shërbimit OpenDNS. Ata gjithashtu janë të përfshirë për së afërmi në përkrahje të disa ISP’ve me të cilët janë në partneritet. 

Brenda 5 viteve kompania është zhvilluar nga një startup në 30 milion përdorues, dhe OpenDNS tani po shikon mundësin për tu rritur gjatë pesë viteve të ardhshme, duke ruajtur shpejtësinë dhe besueshmërinë për të cilën është e njohur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>