Lajmet

OpenLabs organizon të Shtunën në Tiranë hakatonin OpenData Tirana

May 19 2017
0 Shpërndarje
Hakatoni opendata.tirana.al është një aktivitet me fokus të dhënat e hapura të qytetit të Tiranës, OpenLabs organizon të Shtunën në Tiranë hakatonin OpenData Tirana Photo Source: OpenLabs

Më 20 Maj në Tiranë OpenLabs organizon aktivitetin OpenData Tirana dedikuar femrave në teknologji të cilat me përdorimin e të dhënave të hapura synojnë të krijojnë projekte ambicioze.

Hakatoni opendata.tirana.al, aktivitet me fokus të dhënat e hapura të qytetit të Tiranës, do të organizohet në ambjentet e Open Labs Hackerspace ku vajzat të cilat janë të përfshira në fushën e teknologjisë dhe jo vetëm do punojnë për të analizuar portalin e të dhënave dhe për të propozuar ndryshime dhe përmirësim në të.

Qëllimi dytësor i aktivitetit është që të tregojmë se si të përdorim të dhëna të papërpunuara të hapura për të krijuar projekte të ndryshme të cilat i shfrytëzojnë në vijim këto të dhëna.

Pjesëmarrësit (kryesisht vajzat) do të organizohen në grupe të vogla, do të njihen me kërkesat teknologjike dhe do të tregojnë aftësitë e tyre duke analizuar strukturën e portalit dhe të dhënat që janë publikuar, duke shkruar kod, duke hartuar modele për një projekt apo aplikim duke përdorur të dhëna të hapura.

Kush mund të marrë pjesë?

  • (idealisht vajza) zhvilluese të cilat dëshirojnë të zhvillojnë dijet e tyre teknike;
  • dizajnere grafike të gatshme për të krijuar dizajne miqësore që mund të transformojnë statistikat e mërzitshme në vizualizime që shpjegojnë jetën ne Tiranë;
  • vajza me ide kreative që mund të ndertojë projekte të reja për të ndryshuar menyrën se si njerëzit ndjejnë dhe jetojne në qytetin e tyre duke përdorur të dhënat e hapura;
  • aktivistë që dëshirojnë të rrisin nivelin e transparencës nga institucioni i Bashkisë së Tiranës;
  • vajza të apasionuara pas të dhënave që dinë se si të gjejnë mënyra të reja për të perdorur të dhënat e hapura;
  • urbanistë që dëshirojnë të ndajnë ekspertizën e tyre dhe të zgjidhë çështje reale;

Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e aktivitetit duke u regjistruar në këtë formular online. Aktiviteti organizohet në kuadër të nismës Open Diversity me mbështetjen e UNDP dhe Bashkisë Tiranë.

Lajmet e fundit>