Harduer

“OpenMix” është një aksesor i vogël telefoni që ju mundëson të luani muzikë si një DJ

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
“OpenMix” është një aksesor i vogël telefoni që ju mundëson të luani muzikë si një DJ

openmixKjo pajisje e vogël e quajtur “OpenMix” mund të jetë zgjidhja e atyre situatave kur ju dëshironi të jeni “DJ” i një mbrëmjeje, por DJ profesionist që ndodhet aty nuk tërhiqet lehtë.

Me “OpenMix” ju mund të miksoni muzikë nga pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë, qofshin këto pajisje Android, Apple, tablet dhe laptop. Më pas mund ta lëshoni direkt muzikën duke e lidhur “OpenMix” me një boxer dhe të gjithë do ta pëlqejnë atë që dëgjojnë.

Përmasat e tij të vogla me siguri do t’ju tërheqin akoma më shumë. Ju mund vetëm të ndërthurni këngë me njëra tjetrën po nëqoftëse nuk jeni i kënaqur me kaq provoni ta lidhni me një pajisje profesionale DJ dhe do të keni efekte më të larmishme zanore.

Duke qenë se është një projekt Kickstarter ekziston mundësia që ky produkt mos të dalë ndonjëherë në treg. Por nëse doni ta provoni, me maksimumin 29 $, mund të keni një të tillë në vitin 2015, gjithmonë nëse hidhet në treg.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>