Lajmet

OpenTable integron Foodspotting në aplikacionin e tij të iOS

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
OpenTable integron Foodspotting në aplikacionin e tij të iOS

OpenTableKanë kaluar më shumë se dy muaj që kur OpenTable bleu aplikacionin për restorante Foodspotting për 10 milionë $ dhe më në fund shërbimi i rezervimit ka integruar funksionin për ndarjen e pjatave dhe gjetjen e restoranteve në versionin iOS të aplikacionit.

Tani ju mund të gjeni pjatat më të njohura nga Foodspotting në faqet e restorantit të OpenTable, thjesht duke kërkuar mbi galerinë, ndërkohë që mund të shihni më shumë informacione për çdo pjatë.

OpenTable bleu Foodspotting për të ofruar një eksperiencë mbi gatimet më të spikatura nga ana vizuale dhe sociale dhe për t’iu ofruar konsumatorëve të restoranteve mundësi të reja . (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>