Softuer

OpenTTD arrin në versionin 1.0

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
OpenTTD arrin në versionin 1.0

Pas gjashtë viteve zhvillim, OpenTTD ka arritur në versionin 1.0 dhe tani është gati për shkarkim. Me qindra vrima janë larguar, hartat janë zmadhuar dhe modusi multiplayer është gati për ju dhe për 254 miqtë tuaj më të afërt.

Nëse jeni një adhurues i lojërave për ndërtimin e qyteteve, OpenTTD është një lojë që padyshim duhet ta shkarkoni. Bëhuni gati të shihni një motor tërësisht të ri në lojë dhe të përcillni veçori të reja si algoritme për automjete që të gjejnë rrugën, kanale, ashensor anijesh, akuadukte, ura më të mëdha etj.

Përdoruesit mund të përdorin skedarët e të dhënave origjinale të Transport Tycoon Deluxe nga një CD Transport Tycoon Deluxe. Alternativa tjera pa pagesë gjithashtu janë të pranishme në internet dhe mund të instalohen në mënyrë automatike nga instaluesi i Windows. Në formë alternative ato mund të shkarkohen individualisht nga web faqja e projektit.

Lajmet e fundit>