Lajmet

OpenWorld, vendtakimi për entuziastët shqiptarë të softuerit të lirë

Sep 20 2010
0 Shpërndarje
OpenWorld, vendtakimi për entuziastët shqiptarë të softuerit të lirë

Ky përkushtim për lansimin e Openworld.al vjen në një moment mjaft atraktiv për këtë pjesë të komunitetit shqiptarë pasi që kohëve të fundit të gjithë jemi duke vërejtur një aktivitet të shtuar në lidhje me promovimin e këtij softueri në të gjitha këto treva. Kishim rastin me Free Software in Balkans 2010, që u mbajt në Vlorë, më pas ishte konferenca në Gjakovë që gjithashtu promovonte softuerin e lirë, pastaj do të jetë Software Freedom Kosova 2010 që do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji e kështu me radhë.

OpenWorld është krijuar me qëllimin e vetëm që të jetë një vend takim i përbashkët me të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë për softuerin e lirë dhe të hapur, që janë entuziastë të promovimit të lirisë softuerike, që dëshirojnë të promovojnë diçka që kanë mësuar në lidhje me Linux e kështu me radhë.

OpenWorld përveç lajmeve dhe blogut, do të përmbajë edhe forumin e dedikuar tërësisht për komunitetin e softuerit të lirë dhe të hapur, në të cilin të gjithë do të mund të regjistrohen dhe të mësojnë e diskutojnë shumëçka në lidhje me këtë fushë të re të IT-së që është duke u zhvilluar hovshëm në Kosovë e Shqipëri.

Lajmet e fundit>