Lajmet

Opera 21 tashmë e disponueshme për Windows dhe Mac

May 7 2014
0 Shpërndarje
Opera 21 tashmë e disponueshme për Windows dhe Mac

OperaSpeedDial-730x383Opera ka lëshuar versionin më të fundit të shfletuesit të saj në desktop për kompjuterët Windows dhe Mac, duke premtuar një akselerim të ri të harduerit të quajtur “Aura”, që e cila ofron “animacione në ueb më të këndshme dhe performancë më të lartë”. Teknologjia e re “Aura” e kompanisë nuk është prezent në versionin për Mac të Opera 21, por të njëjtat efekte realizohen përmes veçorive të animacioneve që ofron Apple.

Me qëllim që të rrisë performancën dhe eksperiencën në ueb duke e bërë më të shpejtë dhe rehatshëm, Opera 21 u jep përdoruesve opsionin për të shfaqur URL-në e plotë në fushën ku shfaqet adresa, ndryshe ku përpara shfaqej vetëm një version i shkurtuar që tregonte vetëm domain-in dhe shenjën dalluese të sigurisë së uebsitit. Opera thotë se një versionin i shkurtuar i URL-së ofron një informacion sipërfaqësor dhe të mjaftueshëm për përdoruesit e thjeshtë.

Përditësimet janë një numër rregullimesh të stabilitetit të shfletuesit, përfshi edhe mbështetje për shkallëzimin e ekraneve që përdorin 200 % DPI në Windows si dhe një rregullimin në tastierën e Mac duke sjellë më tepër performancë kur përdoren Aplikacionet e Ueb-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>