Biznes

Opera blen Skyfire Lab, për dërgim më të shpejtë të videove

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Opera blen Skyfire Lab, për dërgim më të shpejtë të videove

operaShfletuesi Opera do të blejë SKyfire Lab, e cila zhvillon teknologjinë për rritjen e shpejtësisë së dërgimit të videove në rrjetet mobile, tha kompania të premten.

Marrëveshja vlerësohet 155 milionë $, e cila përfshin një miks midis mjeteve monetare dhe aksioneve që zotëron kompania, gjithashtu dhe në bazë të perfomancës për fitimet e pritshme në tre vitet e ardhshme, tha Opera në një deklaratë për shtyp. Marrëveshja pritet të mbyllet përpara 15 marsit.

Skyfire i bazuar në Mountain View, Kaliforni furnizon me softuerin e tij Rocket Optimizer, tre operatorë të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Ky softuer kompreson videot dhe përmbajtjet e tjera multimediale për ti dërguar më shpejt nëpëermjet rrjeteve 3G dhe LTE.

Kompania tha se softueri rrit me 60 % kapacitetin e gjerësisë së bandës së komunikimit, e cila ndihmon kur rrjetet mobile përballen me trafik të lartë. Po ashtu u shprehen se Rocket Optimizer zbulon dhe ndërhyn kur përdoruesit janë duke pasur lidhje me cilësi të dobët.

Skyfire gjithashtu ka krijuar Horizon, i cili përshkruhet si një shtesë e shfletuesit të telefonave që i lejon njerëzit të personalizojnë shfletuesin e tyre. Është një produkt I bardhë/bosh që operatorët mund ta personalizojnë vetë. Shtesat në shiritin e veglave mund të përshtaten nga operatorët, Skyfire tha se mund të përdoret si një vitrinë për promovime dhe reklama që sjellin fitime.

Mosaic, shfletuesi i parë ueb mbush 20 vjet – fakte interesante

Opera deklaroi se videot pritet të zënë 2/3 e bandës së komunikimit të rrjeteve mobile brenda dy viteve. Teknologjia e Skyfire do të integrohet brenda Web Pass të Operas, një produkt për operatorët të cilët i ofrojnë abonentëve paketa interneti.

OperaNë shkurt të 2012, Opera ndërhyri më fuqishëm në reklamimin nëpëermjet telefonave, duke blerë kompanite “Mobile Theory” “dhe “4th Screen Advertising”, me qellimin për të rritur fitimet nga reklamat në shfletuesit Mini dhe Mobile.

Opera gjithashtu deklaroi të premten rezultatet e saj të tremujorit të katërt të 2012. Të ardhurat shkojnë në 60.7 milionë $, e cila është 39 % më shumë nga 43.5 milionë $ të të njëjtit tremujor të 2011. Një tregues i mirë për Opera ishin fitimet nga reklamat në telefonat mobil, të cilat gjeneruan 19.6 milionë $, nga 4.1 milionë $ vitin e mëparshëm.

Përsa i përket numri të përdoruesve të shfletuesit, Opera deklaroi se ka humbur rreth 4% të përdoruesve në desktop krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, në 55 milionë. Por kompania tha se numri total i përdoruesve të Operas në pajisjet mobile është 229 milionë, 30% më shumë se tremujori i katërt të 2011. (PCWorld Albanian)

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>