Lajmet

Opera integron një kurs këmbimi në shfletuesin desktop

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Opera integron një kurs këmbimi në shfletuesin desktop

shutterstock_174966401Kompania teknologjike Norvegjeze Opera Software shtoi një veçori të re në shfletuesin desktop.

Është një kurs këmbimi i integruar brenda shfletuesit Opera ku përdoruesit munden të shohin në kohë reale sesa kushton një mal në monedhën e tyre lokale.

Ky kurs kërmbimi ofrohet në shfletuesit e tjerë përmes shtojcave të cilat janë të bollshme por Opera është bërë shfletuesi i parë madhor që integron këtë veçori.

E gjitha që duhet të bëni është të mbani kursorin e mausit mbi një çmim që doni të konvertoni dhe një dritare e vogël do të shfaqet me çmimin në monedhën tuaj të preferuar.

usd_eur

Kursi i këmbimi përditësohet çdo ditë të dhëna të cilat merren nga Banka Qëndrore Europiane. Përllogaritet se shkëmbimet e monedhave kalojnë 1 trilion dollar brenda 2020-tës.

Përgjatë 2016-tës Opera ka shtuar përpjekjet në përmirësimin e shfletuesit me prezantimin e një sërë veçorish të reja.

E filloi me një VPN të integruar më pas një bllokues reklamash. Tashmë këtyre elementëve i bashkohet edhe kursi i këmbimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>