Lajmet

Opera ka lançuar një version të ridizenjuar të Opera Mini për Android

Apr 15 2015
0 Shpërndarje
Opera ka lançuar një version të ridizenjuar të Opera Mini për Android

discoverOpera Mini për Android, shfletuesi i ngjashëm me atë zyrtar Opera mobile, së fundmi ka pësuar një shëndrrim goxha të rëndësishëm kryesisht përsa i përket pamjes së jashtme. Kompania ka delaruar se dizajni i ri ka si qëllim të sjellë një rifreskim në pamjen e shfletuesit. Nëse po pyesni veten pse vallë Opera ofron dy shfletues të vecantë për Android, dijeni që nuk jeni i vetmi që i bëni këtë pyetje vetes.

speed_dial_folderNdryshimi kryesor mes këtyre dy shfletuesve qëndron në faktin se Opera Mini ofron një regjim të ruajtjes së të dhënave i cili është gjithmonë i aktivizuar dhe ruan të dhënat pa ndërprerje. Opera lë jashtë disa element të dizajnit dhe shkrimit në mënyrë që të shkurtojë bandwidth-in. Shfletuesi i rregullt Opera përmban një ‘turbo mode’ dhe është më konservativ në qasjen e tij.

Përvec këtyre ndryshimeve që kanë të bëjnë me mënyrën e brendshme të ndërtimit dhe funksionimit të dy shfletuesve, duhet të përmendim se shfletuesi Opera Mini është i disponueshëm në platformën iOS të Apple. Sipas kompanisë ky shfletues është i aftë të kompresojë faqet deri në 10% të përmasës së tyre origjinale .

Versioni i ri i Opera Mini për Android ka sjellë një opsion të ridizenjuar të Speed Dial, mbështetje për navigim privat, aftësinë për të rregulluar pamjen e shfletuesit dhe karakteristikën Opera Discover, e cila shfaq lajmet më popullore në ueb. CEO i kompanisë Opera, Lars Boilesen ka deklaruar se ai ka si qëllim që zgjerojë shtrirjen e Opera deri në 275 milion përdorues deri në vitin 2017, nga 130 milion që rezultojnë të jenë sot. Kjo dhe mund të cilësohet si dicka e parealizueshme duke marrë parasysh konkurencën e fort të nga

Chrome por dhe nëse Boilesen ja arrin qëllimit me siguri nuk do të habitemi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>