Lajmet

Opera ka një funksionalitet të mrekullueshëm për blerjet online që mbase nuk e keni ditur

Sep 25 2017
0 Shpërndarje
Në versionin 42 të shfletuesit, kursi i integruar i këmbimit ofron gjithsesj 32 valuta të cilat përditësohen çdo ditë me të dhëna që vinë nga Banka Qendrore Evropiane. Opera ka një funksionalitet të mrekullueshëm për blerjet online që mbase nuk e keni ditur

A ke ndërruar ende shfletuesin tuaj për Opera-n? Ky i fundit ka një mori veçorisht të mrekullueshme të cilat e diferencojnë nga pjesa tjetër. Prandaj në këtë artikull do të flasim për një veçori që shumë prej juve mund tu ketë munguar.

Ndërsa nuk mund tu ketë shpëtuar VPN-ja apo bllokuesi i reklamave, Opera ofron një kurs këmbimi dhe është i integruar.

Një eksperiencë më e mirë në dyqanet online

Dyqanet online janë rasti më ekzemplar sesi ka ndryshuar stilin jonë i të blerit. Me një të klikuar të mausit mund të blejmë një produkt në një cep tjetër të botës.

Nëse përdorni Chrome, mjafton të kërkoni nga fusha e adresës “dollar to pound”.

Opera e bën më të lehtë çdo gjë. Në versionin 42 të shfletuesit, kursi i integruar i këmbimit ofron gjithsesj 32 valuta të cilat përditësohen çdo ditë me të dhëna që vinë nga Banka Qendrore Evropiane.

Nuk keni pse të shkarkoni asgjë ekstra, thjeshtë të përzgjidhni sasinë e monedhës të huaj dhe Opera duke gjurmuar automatikisht vendodhjen tuaj konverton atë sipas monedhës suaj lokale.

Doni të ndryshoni monedhën apo ta ç’aktivizoni plotësisht? Ja sesi:

  1. Klikoni ikonën Opera > Përzgjidhni Settings.
  2. Klikoni Browsernë panelin anësor.
  3. Shkoni tekUser interface. Përzgjidhni monedhën nga opsioni On text selection convert currency to.

Euroja është monedha bazë e konvertimit. Nëse keni të bëni me vlera të mëdha, duhet të siguroheni duke kontrolluar edhe nga banka juaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>