Lajmet

Opera lançon versionin më të fundit të shfletuesit të saj

Jul 3 2013
0 Shpërndarje
Opera lançon versionin më të fundit të shfletuesit të saj

Opera ka nxjerrë versionin më të fundit të shfletuesit të saj Opera 15 si për Windows ashtu dhe për Mac.

Versioni i fundit do të nxirret dhe ofrohet nga Blink, pajisje e re për shfletuesit.

Cfarë përmirësimesh ka sjellë?

Opera 15 ofron një numër përmirësimesh që gjenden edhe tek versioni për telefonët mobil të Opera-s. Turbo është kaluar në gjendjen Off-Road (jashtë rruge) e njëjtë si në versionin mobil.

Gjithashtu ekziston edhe një funksion që kompreson madhësinë e faqeve të uebit nëpërmjet serverit të Opera-s përpara se të ngarkohet në shfletuesin tuaj dhe kjo sjell një shfletim më të shpejtë dhe një menaxhim më të mirë. Gjithashtu ka shtuar dhe një funksion ku ofron një grupim të artikujve sipas tematikës përkatëse.

Opera 15 gjithashtu ka shtuar edhe një karakteristikë të re që përmirëson ruajtjen e faqeve të quajtur Stash, ku në momentin që ju doni ta ruani një faqe dhe klikoni në butonin përkatës ajo direkt ruhet në Stash, që mund të aksesohet direkt nga faqja kryesore e Opera-s. Stash ofron edhe një organizim më të mirë të faqeve sipas madhësisë së ikonave apo gjithashtu ofron funksionin kërko për të gjetur çdo faqe sipas performancave.

Ndryshimi Opera –Chrome

Edhe pse Opera 15 ka disa funksione të Chrome dhe Chromium, Opera akoma vazhdon të mbaj imazhin e saj fillestar, gjithashtu ajo ofron edhe një përmirësim të navigimit me mausin më të mirë në versionin e saj më të ri.

Por gjithsesi lidhje të ndryshme mund të mos punojnë mirë me njëri – tjetrin kur e provon Opera 15 në Windows 8. M2, funksioni për e-mail i Opera-s është lehtësisht i shkarkueshëm pasi vjen si funksion shtesë i pavarur nga Opera.

Opera ka gjithashtu edhe disa ngjashmëri me Chrome si: Omnibar që ju lejon të hyni një URL. Edhe faqja e shkarkimit edhe e parametrave ka pak ngjashmëri me Chrome, gjithsesi Opera ka bërë një punë të mirë me përmirësimet e reja. (PCWorld Albanian)

opera

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>