Lajmet

Opera mini 7.5 e disponueshme për orën inteligjente Samsung Gear S

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
Opera mini 7.5 e disponueshme për orën inteligjente Samsung Gear S

white-whitebg-opera1-1024x938-798x310Jo më shumë se një muaj më parë, Samsung zbuloi orën e re inteligjente Gear S, një pajisje me sistemin operativ Tizen e aftë të bëjë thirrje dhe të shfletojë online pa qenë nevoja e një smartfoni. Madje u premtua edhe një navigim i detajuar përmes platformës së hartave të Nokias, HERE. Por si mendoni për një shfletues interneti? Opera Mini, aplikacioni për shfletim online mjaft popullor në telefonët tanë zhvilluar nga Opera, synon të sjellë shfletuesin në fjalë edhe në orën inteligjente Samsung Gear S i cili do të ishte i pari në llojin e tij në një pajisje të tillë.

Leximi në ueb nga krahu juaj mund të mos jetë një nga eksperiencat më të mira, por Opera thotë se ka punuar për ta bërë shfletuesin mjaft të dobishëm në orën inteligjente. Për shembull, shkurtesat e uebit nga paneli kryesor shfaqen si butona të mëdhenj. Për të zmadhuar tekstin dhe përmbajtjen mjafton të prekni dy herë mbi ekran dhe të navigoni si në smartfonin tuaj. Një tërheqje majtas ose djathtas mbi ekran ju mund të mundur të navigoni para ose pas në një uebsite.

Interesante është se ju mund të ruani uebfaqet për një lexim offline të tyre e cila mund të rezultojë mjaft e dobishme nëse ju keni nevojë për një informacion të rëndësishëm në moment pa konektivitet. Samsung Gear S do të pranojë versionin 7.5 të Opera Mini-t kur ajo të jetë e disponueshme nga fundi i këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>