Lajmet

Opera Mini 8 për pajisje mobile më të vjetra sjell një pamje të re

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Opera Mini 8 për pajisje mobile më të vjetra sjell një pamje të re

nexusae0_117Opera Mini, versioni i shfletuesit për pajisje më të vjetra që kanë platformat të bazuara në Java, është përditësuar me versionin 8. Ka një pamje të re dhe disa veçori te reja të disponueshme.

Versioni i përditësuar ka një faqe të re Start me dritare të ridizajnuara, si dhe veçorinë “Night Mode”, raporte të dhënash të rrjetit të përmirësuar dhe modaliteti Privat. Veçoria Night Mode funksion si zakonisht, ul ose rrit shkëlqimin e dritës së ekranit duke mos ju lodhur sytë kur shikoni në errësirë.

Ruajta e të dhënave, ju lejon të shikoni sesa të dhëna(GB) keni harxhuar dhe te vendosni një limit sesa doni të harxhoni gjatë kohës që jeni online. Modaliteti Privat ofron dritare të reja private që nuk ruajnë asnjë informacion kur mbyllen. Opera Mini është falas dhe i disponueshëm nga uebfaqja mobile e Opera-s. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>