Analiza

Opera Mini shkarkohet 1 milion herë në iPhone

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
Opera Mini shkarkohet 1 milion herë në iPhone

“Ndoshta përdoruesit e iPhone vërtetë dëshirojnë një eksperiencë tjetër” është shprehur Opera Software pasi që më shumë se një milion përdorues të iPhone kanë shkarkuar shfletuesin Opera Mini në ditën e parë të paraqitjes.

Kjo edhe i ka ndihmuar Opera Mini që të jetë shkarkimi numër një përgjatë 22 versioneve internacionale të App Store të Apple dhe mund të tregojë gjithashtu se përdoruesit e iPhone janë duke kërkuar për diçka më ndryshe në web shfletim, apo së paku janë kurioz për të parë çfarë sjellë shfletuesi i parë jo-Safari në iPhone të tyre.

“Sot përdoruesit e iPhone kanë një mundësi dhe siç tregojnë numrat ata janë të etur për të hulumtuar rrugë të reja dhe më të shpejta për të hulumtuar webin në iPhone, në veçanti gjatë trafikut të madh të webit” u shpreh CEO i Opera, Lars Boilesen.

Megjithëse shumë kanë pritur që Apple të mos aprovojë një shfletues që nuk është Safari për iPhone, Opera shkurt paraqiti Opera Mini për App Store në fund të marsit, duke lansuar një kampanj shumë publike duke i njoftuar të gjithë se e ka paraqitur dhe së bashku me të ka lansuar edhe një orë që numëronte çdo sekond derisa Apple ka pasur për të aprovuar aplikacionin. Megjithatë, Apple aprovoi Opera Mini me 13 prill.

Opera pretendon se shfletuesi i tyre sjellë gjashtë herë më shumë performancë sesa shfletuesi tradicional i iPhone. Nëse posedoni iPhone dhe keni instaluar Opera Mini çfarë mendoni rreth tij? Është apo nuk është i shpejtë dhe a sjellë eksperienca të reja në shfletim.

Një lexues i yni, përkatësisht lexuesi me pseudonimin “apocalypse”, në lajmin e postuar gjatë ditës së djeshme për aprovimin e Opera Mini për iPhone, na ofroi një koment interesant, i cili u shpreh se “speed dial” është një veçori mjaft tërheqëse për të, ndërsa sipas tij e vetmja mangësi është mungesa e zoom, që mund të jetë ose minimale ose maksimale.

Lajmet e fundit>