Lajmet

Opera padit ish-punonjësin i cili zbuloi të fshehtat tek Mozilla

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Opera padit ish-punonjësin i cili zbuloi të fshehtat tek Mozilla

Prodhuesi i shfletuesit Opera është raportuar se ka bërë një padi ndaj ish- punonjësin të vet, Trond Werner, pasi, sipas raporteve nga mediat, ai kishte zbuluar disa sekrete tek Mozilla.

Sipas një raporti nga gazeta Dagens Naeringlsiv, që tha që padia ishte ngritur gjatë verës së vitit të kaluar, kjo ndërmarrje norvegjeze kërkon si dëmshpërblim gjobën prej 3.4 milionë dollarë.

Dhe The Next Web citoi Ole E. Tokvamin, që është avokat që përfaqëson Opera-n, tha: “Opera Software ASA është e mendimit që Hansen, pasi la Opera-n, ka aktruar në kundërshtim me obligimet e tij të kontraktuara dhe ligjore ndaj Opera-s, përveç të tjerash, detyra e besnikërisë dhe obligimet e tij të kontraktuara dhe obligimet për fshehtësitë e parashikuara me statut.”

Sipas gazetës norvegjeze, Hansen tha që ai kishte ide për shfletuesin që Opera nuk i ndoqi dhe që ai e di se cilat idetë i përkisnin Opera-s dhe cilat ishin të tijat. Hansen, i cili punoi për Opera-n në dekadën e fundit dhe i cili më së fundi punoi rreth dizajnimit të produktit në Mozilla, e përshkruan veten si artist, shkrues i këngëve dhe dizajner.

Opera dhe Mozilla kanë parë ditë më të mira në botën e shfletuesve. Opera ka forcuar lidhjet me gjigantin e kërkimit Google, duke e marrë makinën e kërkimit Blink dhe duke hequr Presto-n e vet, në përpjekje për të qenë në hap me konkurrencën.

Mozilla, që ndihmoi në rizgjimin e zhvillimit të uebit pas çalimeve që kishte pasur Microsoft me Internet Explorer, tani ballafaqohet me një sfidë serioze për të fituar prani në tregun mobil. (PCWorld Albanian)

opera

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>