Lajmet

Opera për Android vjen këtë herë me disa ndryshime shumë të rëndësishme

May 22 2013
0 Shpërndarje
Opera për Android vjen këtë herë me disa ndryshime shumë të rëndësishme

Pas tre muajsh testimi të versionit beta të shfletuesit Opera, më në fund kompania ka vendosur ta lançojë këtë version për sistemin Android.

Ky shfletues vjen këtë herë për përdoruesit totalisht i ndryshuar, me një ndërfaqe të rinovuar si dhe me faqen (tab) Discover që përfshin lajmet më të fundit që i përkasin kategorive të ndryshme si p.sh artit, teknologjisë etj… Në të përfshihet gjithashtu një “download-manager” i integruar, i cili lejon përdoruesit të fillojnë, ndalojnë, ruajnë apo riemërtojnë dokumentet e ndryshme që shkarkojnë në telefon.

Megjithatë risitë nuk përfundojnë këtu pasi opera për Android ka shtuar edhe disa karakteristika të tjera të rëndësishme si p.sh opsionin Off-Road, i cili përdor një server të Opera-s për të kompresuar të dhënat e uebfaqes dhe për ti ofruar përdoruesit një version më të vogël dhe të optimizuar të faqes.

Gjithashtu Opera ka rikthyer opsionin e famshëm “text reflow” që mundëson pozicionimin e tekstit në qendër të ekranit ku përdoruesi është duke lexuar.

Një prej ndryshimeve më të mëdha të Opera-s, por që nuk është i dukshëm për përdoruesit është përdorimi i të njejtit WebKit (softuer i dizajnuar për të lejuar shfletuesit të shfaqin në mënyrë të optimizuar uebfaqet) që përdor Safari dhe Chrome duke hequr kështu dorë përfundimisht nga Presto. Opera ka marrë këtë vendim pasi dëshiron të fokusohet në zhvillimin e karakteristikave të reja.

Statistikat e Google play tregojnë se Opera për Android është shkarkuar 10 -50 milion herë në 30 ditët e fundit duke e pozicionuar atë në vend të tretë si shfletuesi më i përdorur në pajisjet mobile pas shfletuesve të paracaktuar për Android dhe iPhone. (PCWorld Albanian)

opera android

Lajmet e fundit>