Softuer

Opera përditësohet duke ofruar shpejtësi dhe qëndrueshmëri më të lartë

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Opera përditësohet duke ofruar shpejtësi dhe qëndrueshmëri më të lartë

Me lançimin e versionit të përditësuar të shfletuesit Opera përdoruesit do të kenë mundësi që të përfitojnë nga përmirësimet, ku sigurisht përfshihet rritje e shpejtësisë së performancës, një prej karakteristikave më të rëndësishme për një shfletues.

Versioni 15-të i Opera-s është i disponueshëm në Google Play që prej ditës së martë dhe një nga gjerat që ofron është një kohë shumë e shkurtër e hapjes së aplikacionit krahasuar me versionet e mëparshme. Tashmë është e mundur që përdoruesit:

– Të shkarkojnë videot dhe t’i shohin ato direkt nga shfletuesi.

– Të përcaktojnë vendndodhjen e çdo skedari që shkarkojnë.

– Mund të hapin dokumentet nga shfletuesi duke përdorur një kartë SD të jashtme.

Përveç këtyre funksionaliteteve përdoruesit do të tërhiqen më tepër edhe nga përmirësimet e dizajnit të faqes si dhe shtimit të menusë së navigimit privat “open in private tab”.

Opera ka punuar shumë edhe për ndreqjen e disa gabimeve duke përmirësuar metodat e fshirjes së “cookies”, një prej problemeve kryesore që ka sjellë çinstalimin e këtij shfletuesi nga shumë pajisje Samsung. Në përgjithësi mund të themi se versioni 15-të i Opera-s është më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm. (PCWorld Albanian)

opera

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>