Lajmet

Opera prezantoi Neon, një koncept sesi duhet të jetë një shfletues modern

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Shfletuesit janë bërë të mërzitshëm. Pas një periudhe të bujshme në inovacion kur debutoi edhe Google Chrome, çuditërisht çdo gjë filloi të ngadalësohej. Opera prezantoi Neon, një koncept sesi duhet të jetë një shfletues modern Photo Source: Opera

Kemi parë eksperimente pafund nga Yandex, Brave dhe Vivaldi, por shumica e përdoruesve kanë ngelur më ato shfletuesit që përdorin prej vitesh pa një alternativë bindëse.

Por vitet e fundit një është përpjekur më shumë se të gjithë. Është zhvilluesi i shfletuesit Opera ku vetëm në 2016-tën e dërgoi shfletuesin e tij në një nivel tjetër falë funksionaliteteve të reja të privatësisë.

Tani kompania është gati të trondisë industrinë përsëri. Opera e cila u shit tek një konsorcium kinez tashmë po eksperimenton me shfletuesin Opera Neon i cili kërkon të rivlerësojë konceptin e një shfletuesi modern.

Në momentin që e hapni kuptoni se Neon nuk është ai shfletuesi normal që keni përdorur.

Nuk ka një taskbar, nuk ka një shirit faqesh së ruajtura. E gjitha që keni janë tab-et në formë të rrumbullakët në të djathtë të shfletuesin dhe një panel funksionalitetesh në të majtë.

Ky i fundit mundëson kontrollimin e audios dhe videos. Ekziston një buton për kapjen e një imazhi të ekrani dhe një buton për tu qasur në shkarkimet e fundit.

Ata që kanë në përdorim ekrane të mëdha mund të vendosin dy tab-e njëherazi në ekran siç mund të bëni me dritare në Windows. Aktualisht shfletuesi është vetëm një koncept që mund ta provoni të gjithë dhe si i tillë i mungojnë shtojcat të cilat besojmë se janë jetike për përdoruesin.

Padyshim nuk do të zëvendësojnë shfletuesin kryesor të Opera, por funksionalitetet e Neon mund të bëhen pjesë e tij me kalimin e kohës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>