Lajmet

Opera do të aktivizojë automatikisht bllokuesin e integruar të reklamave

Mar 17 2017
0 Shpërndarje
Afro 2/3 e përdoruesve ende nuk përdorin funksionalitetin e bllokimit të reklamave tha kompania pas shfletuesit dhe si rezultat kompania planfikon ta aktivizojë atë automatikisht. Opera do të aktivizojë automatikisht bllokuesin e integruar të reklamave

Një vit më parë Opera filloi testimin e një shfletuesit me bllokues reklamash të integruar duke lënë në hije shtojcat nga palë të treta.

Ky version i shfletuesit u bë i disponueshëm për të gjithë në Maj e përsëri vetëm një numër i vogël i përdoruesve e aktivizoi këtë veçori.

Opera, e cila ka shprehur qartazi përkushtim ndaj një shfletimi më të shpejt, kërkon ta realizojë këtë duke bllokuar reklamat të cilat ngadalësojnë dukshëm kohë ngarkimit të uebfaqeve.

“Ne do të vijojmë me këtë mision duke përmirësuar më tutje funksionalitetin e bllokimit të reklamave,” tha kompania. “Hapat e parë në këtë drejtim do të ndërmerren gjatë pranverës,” vijoi më tutje kompania.

Sipas Opera, një shfletues me bllokues reklamash të integruar do të ishte disaherë më i shpejtë sesa konkurrentët Chrome dhe Edge.

Sipas Http Archive, madhësia mesatare e një uebfaqeje është rritur nga 702 kilobajt në 2010-ën në 2,232 kilobajt në 2016-ën. Për këtë Opera fajëson numrin në rritje të reklamave. /PCWorld Albanian

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>