Lajmet

Opera 10.5 pre-alfa ngroh motorët

Dec 23 2009
0 Shpërndarje
Opera 10.5 pre-alfa ngroh motorët

Opera 10.5 për Mac OS dhe Windows është shfletuesi i parë jo i bazuar në Webkit i cili i afrohet shpejtësive të renderizimit JavaScript të Chrome dhe Safari-t.
Në një test empirik mbi një desktop HP të bazuar në një Intel Core2Quad Q6600 me 4GB RAM dhe Windows 7 32 bit, Opera pre-alfa arriti të kompletojë testin Javascript SunSpider për 435.6 milisekonda krahasuar me 510.4 ms të Google Chrome 4.0.266.0. Kjo ishte pothuajse tetë herë më shpejt se version aktual i qëndrueshëm i Opera, që e kryen testin për plot 3284.4 ms.

Ky përshpejtim i hatashëm vjen me sa duket si pasojë e motorit të ri JavaScript të quajtur Carakan, të cilin programuesit e kanë ndërtuar nga zero për të zëvendësuar modulin aktual Futhark.

Përmirësime të tjera funksionale dhe grafike të versionit të ri do të përfshijnë aftësi të reja të shiritit të URL-së, mundësija për të korigjuar apo fshirë përmbajtjet e ruajtura në faqet apo temat e fundit të kërkuara si dhe një rifreskim tërësor të aspektit visual të ndërfaqes.

Lajmet e fundit>