Softuer

Opera 10 afër fazave finale

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Opera 10 afër fazave finale

“Tani jemi shumë afër lëshimit të shfletuesit më të mirë në historinë e Opera-s”, tha në një deklaratë, zëvendës presidenti i Opera-s për produkte të desktopit, Jan Standal. “Shpresojmë se secili që na ka ndihmuar të testojmë shfletuesin tonë deri më tani, gjithashtu do të futë duart thellë edhe në Release Candidate”.

Motori i ri Carakan JavaScript, që është përdorur në aplikacione të bazuara në ueb siç është Google Docs, nuk është përfunduar ende.

“Nuk do të jetë gati për Opera 10 Final, por jeni të sigurt që do të jetë mbresëlënës në momentin që do të paraqitet” tha zëdhënësi Thomas gjatë ditës së premte. Ai shtoi se Opera nuk do të komentojë kohën kur do të paraqitet motori i ri, gjersa  të futet në testimet alfa.

Firefox, Safari dhe Chrome gjithashtu janë duke punuar fuqishëm për një performancë më të mirë JavaScript, duke pasur si qëllim bërjen e uebit një themel më të mirë për aplikacione.

Opera 10 Release Candidate është i gatshëm për shkarkim këtu.

Opera është në treg qe disa vite me radhë si një alternativë ndaj shfletuesit dominues të Microsoft, atij Internet Explorer, të dytit Firefox dhe të tretit Safari nga Apple. Ai ishte shtyrë në vendin e pestë si pasojë e arritjes së Google Chrome. Por megjithatë shfletuesi Opera niset drejt territoreve të reja. Për shembull, veçoria e ti “Speed Dial”, përfaqëson një bashkësi të ‘thumbnails’ të ueb faqeve kur një person hap një ndarje të re në shfletues, dhe ishte shpalosur për herë të parë në vitin 2007. Një veçori e ngjashme tani mund të gjendet edhe në Chrome dhe Safari, dhe Firefox mund të shtojë diçka të ngjashme.

Lajmet e fundit>