Softuer

Operation Flashpoint: Red River do të paraqitet më 2011

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Operation Flashpoint: Red River do të paraqitet më 2011

Paralajmërimi u bë nga Codemasters në Revistën zyrtare për Xbox, dhe pavarësisht se shumë pak detaje janë bërë të ditura, kjo revistë e përshkruan pjesën e radhës si “lojë më të shtrënguar dhe më shumë të fokusuar në aksion” sesa që ishte Operation Flashpoint: Dargon Rising, por gjithashtu është thënë se “do të vazhdohet të tentohet për të sjellë një rikrijim edhe më real të betejave”.

Përveç paraqitjes së dukshme për Xbox 360, Red River nuk është specifikuar nëse do të paraqitet apo jo për PS3 dhe PC, por bazuar në paraqitjen e Dragon Rising që nuk solli tek lojtarët atë që premtoi, titulli i radhës nga Codemasters sigurisht që do të prezantohet në të tre platformat e argëtimit.

Lajmet e fundit>