Lajmet

Operatorët ilegal nuk kanë vend në Kosovë!

Sep 26 2010
0 Shpërndarje
Operatorët ilegal nuk kanë vend në Kosovë!

Gazeta “Blic” citon zyrtarin e Telekomit të Serbisë në Kosovë, Ilia Ivanoviç, të ketë deklaruar se është shkatërruar telefonia fikse në Anamoravë dhe telefonia mobile në Kosovën Qendrore.

Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se mënjanimi ose shkatërrimi i stacioneve bazë të Telekomit të Serbisë në Kosovë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm.

Ivanoviç ka thënë se përfaqësuesit e “disa vendeve në Prishtinë” mbështesin vendimin për shkatërrimin e stacioneve bazë të Telekomit të Serbisë në Kosovë dhe se shqiptarët këtë aksion “nuk janë duke e bërë vetëm”. “Kjo dëshmon se bashkësia ndërkombëtare nuk është unike në vlerësimin e gjendjes dhe masave që duhet ndërmarrë për këtë pjesë të Ballkanit perëndimor”, ka thënë Oliver Ivanoviç.

Ndërkaq, edhe mediat e Kosovës i janë referuar mediave Serbe për këtë informacion ndërsa sipas agjencisë Kosova Press, pas informacionit të dhënë, rreth 500 serbë të Kosovës kanë protestuar kundër largimit të transmetuesve ilegal serbë të telefonisë.

Lajmet e fundit>