Lajmet

Operatorët e palicencuar dëmtojnë shitjen e Telekomit të Kosovës

Mar 30 2010
0 Shpërndarje
Operatorët e palicencuar dëmtojnë shitjen e Telekomit të Kosovës

“Kosova duhet të ndërmarrë masa energjike ndaj operatorëve të palicencuar të telefonisë mobile dhe të marr një kod telefonik ndërkombëtar, në rast se dëshiron që procesi i privatizimit të telekomunikacionit të jetë më atraktiv për investitorët e huaj,” ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).

“Ekzistojnë shumë operatorë ilegalë, kryesisht nga Serbia, dhe ne jemi duke humbur rreth 200.000 konsumatorë të mundshëm,”, tha Shyqyri Haxha, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së udhëheqëse në Kosovë, në një intervistë të hënën. “Për investitorët e huaj, gjëja kryesore është që të eliminojnë operatorët e paligjshëm. Kjo do të shtojë vlerën e kompanisë.”

Kosova do të hap tenderin e privatizimit të PTK-së deri në qershor dhe do të shpallë fituesin në gusht ose shtator.       

Javën e kaluar, në Prishtinë është mbajtur një konferencë e investitorëve në lidhje me tenderin, ndërsa kanë marrë pjesë kompanitë: Hrvatski Telekom, që është pjesë e Deutsche Telekom, pastaj Telekom Austria, Orascom Telekom nga Egjipti, Cable and Wireless nga Britania dhe kompani të tjera.

Si në shumë aspekte të ekonomisë së Kosovës, që shpalli pavarësinë e saj dy vjet më parë, shërbimi i paautorizuar i telefonisë mobile është i lidhur me situatën e përzier politike. Serbia nuk e njeh pavarësinë, ndërsa disa firma kanë ndërtuar shtylla të telefonisë mobile të palicencuar, në zonat me shumicë serbe.

Telefonat mobilë të operatorëve nga Serbia janë duke u përdorur kryesisht nga 120.000 serbë të Kosovës, por edhe nga shumica shqiptare që duan të komunikojnë më lirë me të afërmit dhe miqtë në Serbi.

Qeveria e Kosovës ka lëshuar vetëm dy licenca të telefonisë mobile, një për PTK-në dhe një për Telekom Slovenije. Tani është duke shqyrtuar mundësinë e  futjes edhe të një operatori. 
 
Nuk ka kod telefonik ndërkombëtar

Kosova ka flamurin shtetëror, himnin dhe simbolet tjera të shtetësisë, por vendi i dy milion banorëve nuk ka një kod telefonik. Thirrjet ndërkombëtare bëhen përmes Monakos, Serbisë dhe Sllovenisë.

“Pasi kemi arritur me sukses një marrëveshje me Monaco Telecom-in, tani ne jemi duke paguar 16.5 milion euro në vit për të përdorur kodin e vendit të tyre, përderisa në të kaluarën kemi paguar më shumë,” tha Haxha.
Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ndërsa Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) nuk i ka lëshuar kodin telefonik Prishtinës.

PTK, me rreth 1.1 milion konsumatorë të telefonisë mobile dhe 80.000 konsumatorë të telefonisë fikse, gjithashtu ka shërbimin e vet postar. Vitin e kaluar PTK ka fituar kontratën e operatorit të katërt të telefonisë mobile në Shqipërinë fqinje, por nuk arriti të përmbushë objektivin e saj për të filluar operimin në muajin mars.
 “Ne jemi vonuar me operatorin në Shqipëri, sepse ne duam që të fillojmë me produktin tonë jo vetëm në kryeqytet, Tira
në, por në të gjithë vendin,” tha Kryeshefi Ekzekutiv.

Ekspertët ekonomikë të Kosovës thonë se PTK-ja, e cila i ka kontribuar buxhetit të Kosovës me dividendë prej 234 milionë euro, gjatë dekadës së fundit, do të arrijë një çmim maksimal prej 300 milion euro gjatë shitjes, por Haxha tha se kompania vlen shumë më tepër.

(Artikulli në gjuhën angleze mund ta gjeni të botuar në “The Guardian“, ndërsa ai është redaktuar nga Adam Tanner dhe Loades Jon-Carter)

Lajmet e fundit>