Biznes

Operatorët telefonikë rusë ndalojnë së shituri iPhone-in

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Operatorët telefonikë rusë ndalojnë së shituri iPhone-in

Vimpelcom, një nga operatorët telefonikë më të fuqishëm rusë, nuk do të shesë më iPhone-in e Apple, duke ndjekur të njëjtën praktikë si kompanitë e tjera telefonike në Rusi.

Vimpelcom u ka dhënë fund negociatave me Apple lidhur me shitjet e iPhone për shkak se këta të fundit nuk kanë lehtësuar kushtet e kontratës, shkruhet në një artikull të publikuar nga Financial Times gjatë kësaj jave. Sipas gazetës, ky lajm është marrë nga një person i afërt me kompaninë telefonike.

Financial Times ka raportuar gjithashtu se edhe operatorë të tjerë telefonikë rusë si MTS dhe Megafon i kanë pezulluar shitjet e iPhone. Një zëdhënës i MTS është shprehur për Reuters se kontrata e shitjes së iPhone-ëve ka përfunduar në shtator 2012 dhe kompania nuk e ka blerë modelin e fundit, iPhone 5.

Megjithatë, ajo ka vazhduar të shesë modelet e vjetra të iPhone-it, të cilat i kishte gjendje gjatë kësaj kohe.

MTS i nxit më tepër konsumatorët të blejnë iPad-in e Apple, duke qenë se sheh më tepër potencial për tabletin në tregun rus, u shpreh zëdhënësi i kompanisë. Ndërkohë, një përfaqësues i Megafon tha gjatë kësaj jave se kompania nuk shet më iPhone që prej vitit 2009.

Vimpelcom dhe Apple nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje. Apple, që mban aktualisht një përqindje tregu prej 4.5% në Rusi, mund të vazhdojë t’i shesë smartfonët në dyqanet e veta apo nëpër shitës të tjerë me pakicë. (PCWorld Albanian)

A customer looks at a display of handsets for sale inside a MegaFon shop in St. Petersburg

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>