Harduer

Operatorët vendosin bazat për ndërveprim ndërkombëtar Wi-Fi

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Operatorët vendosin bazat për ndërveprim ndërkombëtar Wi-Fi

wi-fiNdërveprimi ndërkombëtare midis transportuesve të rrjetave Wi-Fi, ka hedh një hap përpara, me AT&T, Boingo Wireless, NTT DoCoMo edhe Orange duke kompletuar vlerësimin e rrjetave si pjesë e programit të ri të ndërveprimit të Wireless Broadband Alliance(Aleanca e brezit të gjerë të wirelesit.)

Operatorët mobil kanë parë Wi-Fi publike si një pjesë të rëndësishme të rrjetave të tyre për aq kohë sa konsumatorët po rrisin volumin e trafikut të të dhënave. Por proceset e lidhjes edhe të endjes së përdoruesit nëpër rrjetat e Wi-Fi janë akoma të fragmentuara sipas Wireless Broadband Alliance (WBA).

Duke përcaktuar një plan për ndërveprim Wi-Fi, transportuesit arrijnë të kuptojnë më mirë se si ti integrojnë rrjetat e tyre për të suportuar endejn me një konsistencë edhe eficencë më të mirë, tha WBA.

Duke ndjekur lançimin e parë të Programit të Pajtimit të Ndërveprimit(Interoperability Compliancy Program) në dhjetor, operatorët kanë kryer një analizë vetë-vlerësimi për të vlerësuar gatishmërinë e tyre.

Ata panë zonat si autentifikimi, zbulimi i rrjetave edhe selektimi, siguria e aksesit, shkëmbim të informacionit edhe modelet e pagesave. Duke u bazuar në atë, WBA krijoi një grup udhëzimesh pajtimi, duke ofruar nivele të ndryshme suporti tek operatorët. Këto udhëzime do ta thjeshtëzojnë agregimin e rrjetave edhe endjen globale, duke sjell përfitime tek operatorët edhe konsumatorët, sipas Bjorn Thorngren, zëvendës president i tregjeve ndërkombëtare tek Boingo.

wirelessPuna e drejtuar nga WBA mund ta bëjë ndërthurjen ndërkombëtare më të lehtë për tu implementuar, por kjo nuk i ka ndaluar operatorët nga firmosja që tani e kontratave. Këtë javë AT&T nënshkroi një kontratë endjeje me Cloud në Angli. Në dhjetor NTT DoCoMo dhe Boingo një bashkpunim që i lejon përdoruesit e NTT DoCoMo të aksesojnë pikat e nxehta të Boingo dhe anasjelltas.

Përveç operatorëve të mësipërm edhe China Mobile, KT, PCCW, Portugal Telecom, Shaw Communications, Smart Communications and True janë gjithashtu të përfshirë sipas WBA. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>