Lajmet

Operatorët e Shqipërisë kërkojnë rishqyrtimin e vendimit për licencën 3G

Sep 9 2010
0 Shpërndarje
Operatorët e Shqipërisë kërkojnë rishqyrtimin e vendimit për licencën 3G

Rreziqet e një favorizimi të një ambienti monopolist dhe çmimi i lartë hyrës ne kuotën e 12.5 milionë eurove janë shqetësimet e kompanive mobile që operojnë ne Shqipëri.

Katër operatoret e licencuar te telefonisë mobile ne Shqipëri kane mirëpritur vendimin e qeverise për te shtyrë përpara dhënien e licencave 3G ndonëse ata besojnë se kufizimi i dhënies se një licence të vetme përmes tenderit publik mund te rrezikoje procesin dhe te krijoje monopol ne tregun shqiptar.

Katër operatoret janë te bindur se lëshimi njëkohësisht i katër licencave 3G kundrejt një tarife te favorshme për të gjithë spektrin e vlefshëm u shërben objektivave te qeverisë dhe nevojave ne rritje te konsumatoreve për internet te shpejtë broadband me qellim për të inkurajuar një treg konkurrues dhe për të nxitur më tej investimet në vend.

Dhënia e katër licencave 3G në të njëjtën kohe do te sjellë një shumëllojshmëri të produkteve dhe shërbimeve me çmime më konkurruese për qytetaret. Për me tepër futja e rrjetit 3G do të ishte më e shpejte për mbulimin e te gjithë territorit te vendit.

Shteti do të përfitojë më shumë të ardhura për buxhetin nga tarifat e paguara nga te katër operatoret e licencuar dhe investimet e bëra për teknologjinë 3G nga këta operatorë që do të kenë një efekt pozitiv në GDP dhe rritjen e nivelit te punësimit.

Katër operatoret e telefonisë mobile e shohin me keqardhje faktin e vënies se një tarife prej 12.5 milionë Euro e cila bashke me investimin shtesë qe nevojitet për futjen e rrjetit e benë jashtëzakonisht të paarsyeshëm për të justifikuar vendimet logjike për te investuar në teknologjinë 3G sikundër dëshmon edhe eksperienca mbare evropiane.

Shqipëria ka qenë nismëtare e zhvillimit te komunikimit mobil ne vitet 1990-ta por aktualisht renditet e fundit ne Evrope për sa i takon përhapjes se teknologjisë 3G. Është mjaft e rëndësishme që qeveria te demonstroje vullnetin e saj politik për te përshpejtuar përhapjen e teknologjisë 3G dhe për te hapur tregun me internet te shpejtë pa krijuar pengesa te panevojshme. Për arsyet e mësipërme operatoret e telefonisë mobile mbeten dyshues mbi ketë vendim të qeverise. Si rrjedhoje përpara publikimit zyrtar te dokumenteve te tenderit katërt, kompanitë e telefonisë mobile i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore te diskutojnë me tej me te gjitha palët për arritjen e një zgjidhje.

Lajmet e fundit>