Lajmet

Operatorët mobil të Shqipërisë të përkushtuar për argëtim

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Operatorët mobil të Shqipërisë të përkushtuar për argëtim

Për të gjithë të rinjtë që do e kalojnë këtë fundjavë në qytetin e Vlorës, AMC dhe Bliss Night Club do të organizojnë një festë të veçantë. I ftuar i kësaj nate për të ndezur atmosferën verore do të jetë DJ, këngëtari dhe producenti i njohur Eddy Wata. Për ata që pëlqejnë festat e bukura, e shtuna është një mundësi e mirë për të shijuar verën dhe ritmet e saj deri në orët e para të mëngjesit. AMC dhe Bliss Night Club do t’i ofrojnë atyre që do të kenë fatin të jenë të pranishëm të shtunën një eksperiencë ndryshe pranë detit, të mbushur me stil, ngjyra dhe tinguj muzikorë.

Eddy Wata është një ndër emrat më të njohur të muzikës ritmike. Ai është ndër të paktët artistë afrikanë që ka arritur të bëhet i njohur në nivel ndërkombëtar në tregun e muzikës ritmike. Me disa prej këngëve të tij si “I love my pople”, “Jam” apo “I like the way” ai arriti të kapi majat e hitparadeve të muzikës dance jo vetëm në Evropë. Ai dallon për gërshetimin e muzikës dance me tinguj afrikane dhe xhamajkanë duke e bërë muzikën e prodhuar prej tij shumë të kërcyeshme dhe te preferuar, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës.

Të shtunën ata që do të jenë të pranishëm do të kenë mundësinë të kalojnë një natë të gjatë deri në orët e para të mëngjesit në praninë e të mirënjohurit Eddy Wata. Projekti i AMC për këtë verë parashikon një numër të madh festash me artistë dhe grupe të ftuara për të zbavitur të rinjtë kudo. Festat do të përfshijnë jo vetëm kryeqytetin dhe lokalet e Tiranës por edhe lokalet më të njohura e më të frekuentuara të bregdetit. Gjatë kësaj vere janë menduar që listë e madhe me këngëtarë, DJ apo grupe muzikore që do të pasurojnë natën me tingujt e tyre dhe duke krijuar një verë plot argëtim.

Kohë më parë në Shqipëri ishte edhe një DJ me famë botërore, përkatësisht Paul van Dyk, të cilin e solli operatori tjetër mobil në Shqipëri Eagle Mobile, dhe i cili shpërndau dhurata të shumta për pjesëmarrësit në këtë koncert madhështor që u mbajt në Dhërmi. Drejtori i divizionit të komunikimit me tregun, z. Mustafa Kușata, që është njëherazi edhe organizatori i evenimentit Eagle Summer Nights, theksoi se aktivitete të tilla me DJ mjaft të njohur në Shqipëri dhe  jashtë saj do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit gusht, ku mijëra shqiptarë do të kenë mundësinë të argëtohen dhe përfitojnë mijëra dhurata.

Lajmet e fundit>