Analiza

Operatori mobil maqedonas, T-Mobile, njoftoi se aktualisht po ofron shërbimet 4G LTE për 50 % të popullsisë

Mar 9 2015
0 Shpërndarje
Operatori mobil maqedonas, T-Mobile, njoftoi se aktualisht po ofron shërbimet 4G LTE për 50 % të popullsisë

tmobile-macedoniaGjigandi i telekomunikacionit maqedonas T-Mobile ka njoftuar në një dalje për shtyp se ka zgjeruar rrjetin e saj të 4G LTE duke mbuluar me këtë shërbim 50% të popullsisë së vendit. Kjo korrespondon me 20 % të territorit të vendit.

Telekomi Maqedonas siç u kemi bërë me dije më parë ka lançuar shërbimet 4G LTE në dhjetor të 2013, fillimisht në disa zona te kryeqytetit si dhe në Mavrovë dhe gradualisht u zgjeruar edhe në qytete te tjera të vendit. Në korrik të vitit të shkuar, T-Mobile bëri me dije se shërbimet LTE po ofroheshin në qytetet e Shkupit, Mavrovës, Ohrit, Strugës, Tetovës, Gostivarit dhe Strumisës. Maqedonia është vendi i vetëm në rajon ku të gjithë operatorët mobile, T-Mobile, One.mk, Vip, kanë adoptuar teknologjinë më të fundit të 4G LTE. Më herët në PCWorld Albanian ju kishim njoftuar rreth bashkimit të dy operatorëve të vegjël, Vip dhe One.mk në një kompani të vetme ku Telekomi i Austrisë do të zotëronte 55 % të aksioneve të operatorit të ri.

Në Kosovë adoptimi i 4G LTE ka filluar në disa zona të Prishtinës nga Vala dhe IPKO ndërsa shqipëria po vuan nga vonesa e proçedurave për hapjen e tenderit 4G njoftuar që në verën e vitit që lamë pas. Gjithsësesi, gjendja aktuale e tregut të operatorëve mobile do të jetë një subjekt i një analize më vehte në ditët në vazhdim në PCWorld Albanian. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G
Lajmet e fundit>