Lajmet

Operatori mobil në Maqedoni Vip lançon shërbimet 4G LTE

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Operatori mobil në Maqedoni Vip lançon shërbimet 4G LTE

vip_logo_5001Telecom Austria Group e cila ka në pronësi operatorin mobil maqedonas Mobilkom Macedonia (Operatori VIP), ka njoftuar lançimin e rrjetit 4G LTE (Long Term Evolution) në këtë shtet fillimisht duke mbuluar 40 % të popullsisë në shtatë qytete të mëdha. Sipas Telegeography, Operatori Vip hyri në tender të hapur nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike për marrjen e një licence 4G më 24 qershor 2013 dhe iu akordua menjëherë pas këtij muaji.

Operatorit Vip iu caktuan frekuenca 10 Mhz x 2 në bandën 800 Mhz dhe frekuencat 2 x 15 Mhz në bandën 1800 Mhz. Operatori pagoi 10.3 milion Euro (13.1 milion dollarë) për një autorizim me afat kohor prej 20 vitesh me kusht që shërbimi për përdorim komercial i 4G-së të lançohej jo më larg se data 1 gusht 2014.

Maqedonia bëhet ndër shtetet e para në rajon që qytetarëve të saj u ofron shërbime të një cilësie të lartë me teknologji nga më të fundit. Kujtojmë se Telekomi i Maqedonisë ofron 4G LTE që nga dhjetori i vitit të kaluar. Maqedonia së bashku me Kroacinë, Greqinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Rumaninë janë shtete të rajonit që ofrojnë shërbimet 4G LTE. Ndërsa Bosnja dhe Serbia janë në faza testimi.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë, Posta dhe Telekomi i Kosovës nënshkroi zyrtarisht kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze ndërkombëtare, konkretisht Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks. Shqipëria qëndron gjithmonë në fund ku akoma nuk është akorduar licenca e katërt dhe e fundit 3G për operatorin Plus Communication, shërbimet e 4G-së duken mjaft larg. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G
Lajmet e fundit>