Biznes

Operatori mobil në SHBA, Sprint, finalizon procedurat e financimit për blerjen e T-Mobile USA

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Operatori mobil në SHBA, Sprint, finalizon procedurat e financimit për blerjen e T-Mobile USA

JAgjencia e lajmeve Reuters raporton se Sprint, operatori mobil i tretë më i madh në SHBA ka gjetur financimin e duhur për blerjen e saj të përfolur, T-Mobile, operatori i katërt më i madh në SHBA dhe njëkohësisht nën degën e gjigandit të telekomunikacionit Evropian, Deustche Telekom. Sprint ka hyrë në bisedime me 8 banka të ndryshme që do të ndihmojnë në financimin e marrëveshjes. Bashkimi i këtyre dy kompanive do të vendosë së bashku operatorin e tretë dhe të katërt më të madh në SHBA.

Termat e financimit do të finalizohen muajin e ardhshëm, ndërsa njoftimi zyrtar rreth marrëveshjes do të bëhet në muajin gusht. Blerja mendohet të arrijë shifrën e 50 miliard dollarëve. Pak kohë më parë në ishim dëshmitar të një ndër blerjeve më të mëdha në histori ku kompania amerikane Verizon bleu gjysmën tjetër të aksioneve nga Vodafone Group në operatorin mobil më të madh në SHBA Verizon Wireless për 110 miliardë dollarë ku ishte në bashkë pronësi 50 me 50.

Bankat e mëposhtme kanë rënë dakord të financojnë blerjen:

1. JPMorgan Chase & Co,

2. Goldman Sachs Group,

3. Deutsche Bank AG,

4. Bank of America Merrill Lynch,

5. Citigroup,

6. Mizuho Financial Group,

7. Bank of Tokyo-Mitsubishi UFJ and

8. Sumitomo Mitsui Financial Group Tre vite më parë autoritetet rregullatore në vend refuzuan një blerje të mundshme të T-Mobile USA nga AT&T për 39 miliardë dollarë ku çdo gjë përfundoi në pagesën e 6 miliard dollarëve në cash dhe disa aksione mobile në SHBA për T-Mobile si rezultat i dështimit të marrëveshjes. Nëse e njëjta gjë ndodh edhe me blerjen nga ana e Sprint që është në pronësi të Softbank, dëmshpërblimi llogaritet në 2 miliard dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>