Biznes

Operatori VIP dhe ONE njoftojnë bashkimin e tyre në Maqedoni në një kompani të vetme

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Operatori VIP dhe ONE njoftojnë bashkimin e tyre në Maqedoni në një kompani të vetme

vip-mobile_logoTelekom Austria Group dhe Telekom Slovenije kanë rënë dakord të bashkojnë degët e tyre respektive në Maqedoni, Vip Operator dhe ONE, njoftoi kompania austriake.

Telekom Austria do të mbajë 55 % të aksioneve dhe do të ketë kontrollin e vetme në entitetin e ri të krijuar, teksa Telekom Slovenije do të mbajë akoma 45 % të aksioneve.

Marrëveshja mes dy palëve përfshin edhe mundësinë për Telekom Slovenije të largohet nga sipërmarrja e përbashkët edhe brenda këtyre tre viteve menjëherë pas mbylljes së procedurave të bashkimit. Përfundimi i procedurave pritet të kryhet nga mesi i nëntorit dhe bashkimi final do të realizohet gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015.

Sipas Telegeography, One është operatori i tretë më i madh në Maqedoni me një pjesë tregu prej 23.9 % të saj e cila është e barabartë me një numër prej 562,000 abonentësh. Ndërsa, Telekom Austria ka filluar të ofrojë shërbime mobile në këtë shtet përmes operatorit VIP që nga viti 2007.

Telekom Austria ka një pjesë tregu prej 26.4 % me afro 620,000 abonentë. Ky bashkim do e katapultonte në krye të tregut duke zbritur një vend më poshtë T-Mobile Macedonia me 49.7 % të tregut. Gjatë muajit korrik të këtij viti, Telekom Austria kishte blerë operatorin e tre shërbimeve, kabllorin Blizoo Macedonia nga entiteti privat Suedez EQT. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>