Analiza

Opinionisti Robert Scoble: Microsoft duhet të heqë dorë nga Windows Phone

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Opinionisti Robert Scoble: Microsoft duhet të heqë dorë nga Windows Phone

WIndows-vs-Android-Windows-8-Android-Logo-Brand-1-645x430Robert Scoble aktualisht mban titullin si një nga opinionistët më me influencë në industrinë e teknologjisë. Kohë më parë ai gjendej afër Microsoft-it dhe konsiderohej si një evangjalist i Windows. Ai e njeh mjaft mirë kompaninë dhe për këtë mendimi i tij ka një rëndësi të veçantë. Opionioni i Scoble për platformën mobile të Microsft-it është i qartë: Ai beson se kompania duhet ta heqë qafe Windows Phone tërësisht. Më pas ai shprehet se përzgjedhja e Android do të ishte zgjedhja më e mirë që Microsoft mund të bënte. Në intervistën e dhenë për Geek Wire, Scoble po ashtu shprehet se beson se Microsoft-i po dështon në një treg shumë konkurrues.

A duhet Microsoft-i të përzgjedhë Android?

Realisht ne duhet të mbështesim një treg konkurrues të hapur për këdo. Ky do të ishte rasti ideal në botë, por ka diçka që e bën Microsoft-in të dështojë në këtë drejtim. Edhe pse janë rritur shumë, ata po humbasin shumë dhe ai është Android. Sikur Microsoft-i të hiqte dorë nga Windows Phone për Android, kjo do të ngjasojë me një ritual pagëzimi që Google do ti bënte Microsoft-it. Dhe të mos harrojmë se Nokia (tashmë e blerë nga Microsoft) prodhon disa nga smartfonët (Linja Lumia) më të mirë të ditëve të sotme.

Përdoruesit do të surprizoheshin shumë nëse Microsoft e bën një lëvizje të tillë. Kjo do të thoshte se Microsoft-i po dorëzohet përpara Google në sytë e gjithë botës. E thënë thjesht, një disfatë e rëndë për gjigantin e softuerit ndër vite. Por të kemi parasysh diçka, se platforma akoma është e re dhe të tilla ndryshime nuk do të ndodhin së shpejti nëse janë planifikuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>