Harduer

Oppo prezantoi modelin A83 me teknologjinë e njohjes së fytyrës

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Oppo hyn në mesin e 5 kompanive me numrin më të lartë të shitjeve të telefonëve. Oppo prezantoi modelin A83 me teknologjinë e njohjes së fytyrës

Pak pasi prezantoi A75 dhe A75S, Oppo prezantoi një tjetër telefon inteligjent. I quajtur A83, telefoni fuqizohet nga një procesor me tëtë bërthama 2.5Ghz dhe ka ekran 5,7 inç 720×1440 piksel me raporti 18:9.

A83 ka 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Në pjesën e pasme të tij është një kamër 13 megapiksel, ndërsa në pjesën frontale 8 mgeapiksel.

Përmasat e telefonit janë 150.5 × 73.1 × 7.7mm dhe peshon 143 gram. Telefoni funksionon me Android 7.1 dhe ka bateri prej 3,090 mAh.

Oppo A83 gjithashtu ka teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe kompania thotë se përdoruesit mund të kyçen në vetëm në 0.18 sekonda.

Telefoni do të kushtojë 215 dollar dhe del në shitje në Kinë më 29 Dhjetor. Oppo hyn në mesin e 5 kompanive me numrin më të lartë të shitjeve të telefonëve. Në tre mujorin e tretë të vitit, Opppo shiti 30.8 milion telefonë dhe zënë vendin e katërt në botë pas Samsung, Apple dhe Huawei. /PCWorld Albanian

Tags >

Oppo
Lajmet e fundit>