Harduer

Oppo prezanton smartfonin N3, do të shitet në 20 rajone në mbarë botën

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Oppo prezanton smartfonin N3, do të shitet në 20 rajone në mbarë botën

gsmarena_003Në një event të veçantë në Singapor, Oppo prezantoi smartfonin N3. Pasardhësi i N1 ka një kamerë 16 Megapixel të motorizuar e cila mund të gjurmojë objektet teksa lëvizin. Sensori ka një hapje 1/2.3 dhe madhësi pikselash prej 1.34 mikrometër. Kamera përdor një lente të certifikuar nga Schneider Kreuznach. Kamera mekanike mund të rrotullohet në 206 gradë dhe ajo lëviz automatikisht kur kap imazhe panoramike ose për të bërë selfie. Pamjet panoramike kanë një madhësi prej 64 Megapixel. Kamera është e aftë të kapë imazhe në formatin RAW.

Përmes kamerës me 16 Megapixel e Oppo N3 mund të pasqyrohen video 4K me 30 imazhe në sekondë, 1080p me 60 imazhe në sekondë dhe 720p me 120 imazhe në sekondë. Përsa i përket konektivitetit, telefoni ofron Wi-Fi të bandave a/b/g/n/ac, NFC, dhe Bluetooth 4.0.

Ajo çfarë fshihet brenda Oppo N3 është një çip Snapdragon 801 me proçesor katër bërthamësh 2.3 Ghz Krait 400. Ekrani me rezolucion 108p ka një madhësi prej 5.5 inç, e thënë ndryshe 400ppi (piksel për çdo inç). Madhësia RAM është 2GB, ndërsa hapësira e brendshme 32 GB. Një variant me dy karta do të jetë i disponueshëm së shpejti. Oppo N3 karakterizohet nga një bateri “gjigante” me 3,000 mAh e pajisur me teknologji të ngarkimit nga 0 – 75 % në vetëm 30 minuta.

Telefoni ka përmasa 161.2 x 77 x 9.9 mm dhe peshon 192 gram. Mbi ekran gjendet edhe një dritë njoftimesh ngjashëm me Oppo Find 7. Smartfoni Oppo N3 do të kushtojë 649 dollarë pa kontratë dhe do të shitet në 20 rajone në mbarë botën brenda fundit të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>