Harduer

Oppo publikon një imazh zyrtar të smartfonit të ardhshëm N3

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Oppo publikon një imazh zyrtar të smartfonit të ardhshëm N3

0d714e30-bcd9-496d-aa8e-e07cd67b0a0eKompania Oppo ka publikuar një imazh të smartfonit të saj të ardhshëm N3, që karakterizohet nga një kamerë e rrotullueshme për kapjen e imazheve të pasme dhe frontale (selfie). Pajisja do të zbulohet zyrtarisht nga fundi i këtij muaji, megjithëse pritëshmëritë dhe kureshtjet janë shuar nga disa publikime të kohëve të fundit lidhur me smartfonin.

Ky është imazhi i parë zyrtar i publikuar nga Oppo, që tregon kamerën dhe pjesën e pasme të smartfonit, i cili përngjason së shumti me publikimet e mëparshme si drita e dyfishtë LED, ndërsa materiali prej plastike duke paksa ndryshe. Oppo ka konfirmuar pajisjen e cila do të jetë e disponueshme në dy materiale të ndryshme si çeliku dhe alumini, kështu që fotoja e mëposhtme mund të jetë variant alternative i harduerit.

Imazhi publikohet së bashku me një togfjalësh “është radha juaj” e cila konfirmon së bashku me lançimin e afërt edhe kamerën rrotulluese. Smartfoni i tyre i parë Oppo N1 ishte një telefon që la mbresa të shumta, por edhe kritika që nuk mungojnë asnjëherë. Por ajo që të gjithë po pyesin është “çfarë ndodhi me Oppo N2”? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>