Lajmet

Opsion i ri në Dropbox: Shpërndarja direkt e linqeve

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Opsion i ri në Dropbox: Shpërndarja direkt e linqeve

Shërbimet cloud po shtohen gjithnjë e më tepër dhe po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Këtu mund të përmendim Dropbox, Drive, SkyDrive, Box etj… Kjo do të thotë se konkurrenca është në nivele të arta prandaj vazhdimisht kompanitë përkatëse përpiqen që të përmirësojnë shërbimet e tyre për të përmirësuar atë se çfarë iu ofrojnë përdoruesve. \Aktualisht mund të themi se në krye të garës qëndron Dropbox me plot 100 milion përdorues.

Dropbox kërkon të mbrojë me fanatizëm këtë vend që ka në klasifikim prandaj ka shtuar një opsion të ri për përdoruesit e Windows dhe Mac që mundëson shpërndarjen e një linku direkt nga kompjuteri thjesht duke klikuar me të djathtën. Mund të shihni figurën e mëposhtme për të krijuar një ide më të qartë.

Si ta përdorni këtë opsion?

– Fillimisht klikon me të djathtën mbi dokumentin apo skedarin e dëshiruar që keni tashmë në aplikacionin Dropbox.

– Përzgjidhni Share Desktop link.

– Më pas do të shfaqet linku i dokumentit ose skedarit tuaj, mjafton ta kopjoni dhe mund ta shpërndani atë ku të dëshironi. (PCWorld Albanian)

dropbox quick sharing

Lajmet e fundit>