Lajmet

Opsioni i ri i Google Earth lejon matjen e distancave dhe sipërfaqeve në hartë

Jun 25 2018
0 Shpërndarje
Përdoruesit nuk janë të kufizuar vetëm në hapësira të thjeshta. Opsioni i ri i Google Earth lejon matjen e distancave dhe sipërfaqeve në hartë

Google Earth po krijon një mjet të ri të matjeve që lejon të matni distancën dhe sipërfaqen e hapësirave në hartë.

Me këtë opsion, përdoruesit mund të matin distancën midis dy pikave ose sipërfaqen e një pjese të caktuar të hartës. (Tani ju mund të gjeni se sa larg është shtëpia juaj nga Poli i Veriut.)

Përdoruesit nuk janë të kufizuar vetëm në hapësira të thjeshta.

Opsioni i matjes do t’ju lejojë të zgjidhni kufijtë e një zone kështu që është më e lehtë të matni objekte të parregullta si parqe, ndërtesa, madje edhe shtete dhe qytete.

Opsioni i matjes është i disponueshëm në Android dhe Google Chrome, dhe një version iOS thuhet të jetë në dispozicion së shpejti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>