Biznes

Optimizimi i faqeve për motorët e kërkimit

Aug 30 2008
0 Shpërndarje
Optimizimi i faqeve për motorët e kërkimit

Nuk mjafton vetëm të ndërtosh një faqe në internet e pastaj të rrish të presësh që ajo të bombardohet nga vizitorët. Për të arritur rezultate duhet dhe ta promovoni faqen tuaj. Kjo mund të bëhet mes Optimizimit të Motorëve të Kërkimit (SEOSearch Engine Optimization) dhe reklamave me pagesë te motorët e kërkimit, nëse jo, atëherë nuk keni fuqinë e duhur për ta zhvendosur biznesin tuaj online në linjat kryesore të bizneseve.

Rritja e pozitës kërkuese SEO është një praktikë e ndryshimit të faqeve dhe rritjes së prezencës tuaj te motorët e kërkimit. Nëse biznesi i juaj bazohet në shitje, qëllimi i juaj është të radhiteni më afër rezultateve kryesore, dikush kërkon atë që ju shisni. Nëse faqja e juaj nuk është në 30 kërkimet e para, hulumtimet tregojnë se shumë pak vizitorë kërkojnë për të dytën herë të njëjtën gjë me të njëjtën fjalë.

Për të arritur në një kategori më të lartë në motorëve të kërkimit, patjetër duhet të mësoni të mendoni si robotët (Spiders dhe Crawlers) që makinat kërkuese, si Google, përdorin për të kërkuar dhe kataloguar faqet në rrjet. Pikë së pari mësoni si ti përshkruani produktet dhe shërbimet në faqen tuaj, duke përdorur  alët që konsumatori do përdorë te motorët e kërkimit (shumica e motorëve të kërkimit kuptojnë  alët jo fotogra të). Robotët e motorëve të kërkimitjapin të gjitha aspektet e faqes, si titujt e vegjël apo kryesorë dhe shprehjet speciale. Ndaj mos emëroni faqen me tituj si “Faqja e shitores online e Rikut”, sepse ky nuk shpreh asgjë ngaajo që ju doni të thoni. Gjeni një titull ku detajet përforcojnë termat kërkuese për faqen, si “Shitore për libra, Prishtinë, Kosovë”.

Linqet nga të tjera faqe të mirënjohura, në faqen tuaj mund ta rrisin rezultatin e kërkimit. Ju rekomandoj të vendosni linqe për faqe të përafërta, por jo për ato konkurrente. Robotët shpesh kalojnë nëpër miliona faqe dhe ndonjëherë ju duhet të prisni më shumë se tre muaj për të parë dobitë e faqes suaj të optimizuar.

Pasi të keni implementuar përmasat kryesore të SEO, mos u ndalni. Forumi për optimizim i makinave kërkuese (highrankings.com/forum) që funksionon nga Boston, ofron shumë metoda dhe diskutime në lidhje me SEO. R eklamimi te Motorët Kërkues Nëse nuk dëshironi të prisni muaj të tërë për të mirat e SEO, konsiderojeni seriozisht reklamimin te motorët kërkues. Ky shteg mund të rrisë trafikun e vizitave brenda ditës.Mënyra më e lehtë dhe më e popullarizuar e reklamimit në makina kërkuese, është krijimi i teksteve reklamues PPC (pay-per-click) paguaj për klikim.

Shkruani një tekst të shkurtër të reklamave që do të duket në rezultatin kërkues për terma specifikë apo fjalë që njerëzit përdorin te motorët kërkues, pastaj paguani për secilin vizitor që klikon në reklamë dhe kalon në faqen tuaj. Sipas sistemit të trafikut nga kompania Hitwise, motori më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Google, me 66% të kërkimeve, Yahoo me 21% dhe MSN me 5%. Dominimi i Google në reklamat PPC bën që fjalët reklamuese në Google të jenë më të përshtatshmet dhe që ju sjellin një numër të lartë vizitorësh në faqen tuaj. Kostoja mund të sillet nga pak cent në disa dollarë për klikim, varësisht nga kërkesa e fjalëve për reklamime.

Ju duhet të llogarisni ditën apo muajin e shpenzimeve për t’u siguruar se nuk keni tejkaluar mundësitë tuaja buxhetore. Mjeshtëria e zgjedhjes së reklamës PPC është si dy rreshtat kryesorë të reklamuar në një gazetë të zgjedhur. Zgjidhni fjalët dhe mënyrën e komunikimit, që të tërhiqni sa më shumë vizitorë. Provojeni disa herë për të gjetur se cila reklamë e ka efektin më të mirë. Përfundimisht, nëse tregtoni produkte apo shërbime vetëm për ndonjë vend të caktuar mos shpenzoni, para në reklamim global. Përdorni mundësitë dhe aftësitë tuaja për të shënjestruar vizitorë në vende më të kufizuara në një qytet apo shtet.

Tags >

SEO
Lajmet e fundit>