Lajmet

Ora e mençur e paparalajmëruar nga HTC paraqitet në një video zyrtare

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
Ora e mençur e paparalajmëruar nga HTC paraqitet në një video zyrtare

htc-smartwatchHTC mund ta ketë lënë zbulimin e orës së vet të mençur të ardhshme që përdor Android Wear. Siç duket, videoja përqendrohet në departamentin e lavdëruar të dizajnit në HTC, në të cilën jepet po ashtu një përshkrim i shkurtër për diçka tjetër: një pajisje që mund të vishet e cila ende nuk është lajmëruar. Ora duket në tavolinën e një nëpunësi, e lidhur me një mbushës.

Shikimi më i afërm kërkon zmadhim të pamjes, kështu që është shumë e vështirë të shihet dizajni i harduerit. Për shembull, nuk e dimë se si duket rripi. Pajisja këtu duket të përshtatet me prodhimin e një artisti të bërë për orën e ardhshme që pritet të vijë nga HTC, që ishte publikuar së fundi nga @evleaks.

Por ky do të mund të ishte një prototip që është ende duke përjetuar ndërhyrje. HTC kishte thënë më herët që do ta ketë një pajisje që mund të vishet gati në fund të vitit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>