Harduer

Ora e mençur Hoop Tracker ndihmon lojtarët e basketbollit që të përmirësojnë saktësinë në gjuajtje

May 1 2014
0 Shpërndarje
Ora e mençur Hoop Tracker ndihmon lojtarët e basketbollit që të përmirësojnë saktësinë në gjuajtje

dashNuk mund ta kemi të gjithë mundësinë që ta bëjmë ngulitjen në kosh si Jordan-i, por një pajisje e re teknologjike e cila mund të vishet së shpejti do të mund t’i ndihmojë atletët që të kuptojnë pikat e tyre të fuqishme dhe të dobëta. Hoop Tracker është një orë e mençur e dizajnuar në veçanti për lojtarët e basketbollit që automatikisht mat progresin e trajnimeve, duke përfshirë përqindjet dhe saktësinë në gjuajtje. “Nëse do të kryeni një aktivitet do të doni të dini se sa mirë jeni duke e kryer atë,” tha për Mashable, themeluesi i Hoop Tracker, Jason Duke. “Basketbolli nuk është rast tjetër.”

Sistemi Hoop Tracker është përgatitur nga dy komponentë: një detektor i gjuajtjeve që është vendosur në mënyrë magnetike në këtë pajisje dhe vetë ora. Sapo lojtari të bëjë një gjuajtje, një sensor aktivizohet kur topi e godet tabelën ose qarkun e koshit. Nëse topi futet brenda, ai do të prekë një levë dhe do të regjistrohet gjuajtja e saktë. Por nëse nuk arrihet të goditet leva brenda dy sekondave, do të regjistrohet gjuajtja si një gjuajtje e pakonkretizuar.

Topat në ajër nuk do ta aktivizojnë sensorin dhe ai duhet që të ndiqet manualisht duke e prekur një buton në orë. Të dhënat barten pa kabllo nga detektori i gjuajtjes në orë dhe mund të ngarkohen në uebfaqen Hoop Tracker ku atletët mund të analizojnë progresin e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>