Harduer

Ora e mençur iWatch nga Apple pritet të vijë në fund të këtij viti

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Ora e mençur iWatch nga Apple pritet të vijë në fund të këtij viti

iwatchconcept-624x350Një raport nga New York Times ka publikuar një profil të kuptueshëm të shefit të Apple, Tim Cook. Derisa raporti flet për çdo gjë që nga kujtimet e tij fëmijërore deri tek puna e tij për të drejtat e njeriut, ai ka zbuluar edhe disa hollësi të panjohura rreth iWatch-it të përfolur. Së pari, raporti thotë që pajisja (ndonëse nuk ka ndonjë konfirmim nga Apple që ndonjë gjë është duke u përgatitur) pritet të lëshohet në tremujorin e katërt të 2014-ës. Kjo kohë ishte parashikuar edhe nga analisti i sigurisë nga KGI, Ming Chi Kuo. Raporti po ashtu tregon që Cook nuk është edhe aq i përfshirë në iWatch, për dallim nga paraardhësi i vet Steve Jobs i cili i fuste duart e tij në çdo produkt të ri të Apple.

“Punonjësit e nivelit më të ulët e lavdërojnë qasjen dhe intelektin e Cook-ut. Por disa thonë që ai është më pak i përfshirë në zhvillimin e produkteve se sa paraardhësi i tij. Sipas njerëzve të përfshirë në projekt, të cilët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të flasin përpara shtypit, Cook është më pak i përfshirë në hollësira të inxhinierisë së produktit për orën dhe në vend të kësaj ka deleguar detyrat e tij për anëtarët e kabinetit të tij ekzekutiv, duke përfshirë zotëri Ive-in,” thuhet në raport.

Cook thuhet që është përqendruar në “rrjedhime më të gjera” të iWatch-it si veçoritë dhe në monitoruesin e të rrahurave të zemrës, si do të mund të ndihmonte doktorët grumbullimi i të dhënave nga ky monitorim, e kështu me radhë. Kjo nuk nënkupton që ai është më pak i përfshirë në pajisje të ndryshme. Ai në fakt e kishte lëshuar iPad mini-n pasi kishte marrë mbretërinë e kompanisë, që doli të ishte tableti më i shitur. Raportet e tjera për iWatch thonë që Cook është po ashtu duke kërkuar për të talentuar jashtë kompanisë së tij për të rregulluar produktin dhe ka bërë shumë punësime deri tani.

Ish-zyrtari mjekësor i Korporatës Masimo që prodhon pajisje që monitorojnë zemrën, Michael O’Reilly, ishte punësuar, që me siguri është bërë për të ndihmuar për përgatitjen e shërbimeve të tilla në pajisje. Paul Deneve, që është ish-shefi i Yves Saint Laurent, po ashtu do të punojë në projekte speciale, që sipas raporteve, këto projekte do të jenë në sektorin e mjekësisë dhe shëndetësisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>