Harduer

Ora e mençur nga Microsoft do të punojë me Android dhe iOS

May 30 2014
0 Shpërndarje
Ora e mençur nga Microsoft do të punojë me Android dhe iOS

2013-10-24_02-54-34-1.0_standard_640.0Microsoft është përfolur se ka qenë duke punuar në një orë të mençur për më tepër se një vit. Ndërkohë tani dhe një raport i “freskët” gjatë të enjtes sugjeron që kompania është duke e përgatitur një pajisje të pasur me sensor. Forbes raporton që ora e mençur nga Microsoft do të punojë me pajisjet iPhone, Windows Phone dhe Android dhe do të bëjë matjen e ritmin të zemrës për të sinkronizuar të dhënat në pajisje.

Microsoft thuhet që do të përdorë inxhinierët nga divizioni i vet Kinect për ta bërë orën e mençur që “në vazhdimësi të bëjë matjen e ritmit të zemrës përgjatë ditës dhe natës”. Nuk ka ndonjë kohështrirje të saktë për këtë orë të mençur, por Forbes sugjeron që ajo do të mund të arrinte gjatë verës së këtij viti, që do të mund të ofronte dy ditë jetëgjatësi të baterisë.

Nëse raporti është i saktë, atëherë nuk është befasi që Microsoft është duke marrë ekspertët e vet nga Xbox për ta sjell në jetë një orë të mençur. “Babai i Kinect-it”, Alex Kipman, tani është duke punuar në projekte për pajisje që mund të vishen, në kompani, duke e rregulluar sistemin Windows që ai të punojë në ekrane të vogla. Ish-udhëheqësja e sektorit të pajisjeve në Microsoft, Julie Larson-Green, dha shenja po ashtu për një të ardhme rreth pajisjeve që mund të vishen, duke treguar gjatë një konference vitin e kaluar që “sensorët do të bëhen një pjesë madhore se si mendoni rreth gjërave”.

Natyrisht, nëse Microsoft e sjell një orë të mençur në treg, ajo nuk do të jetë përpjekja e parë. Në vitin 2004, kjo kompani bëri një produkt me emrin SPOT që përdoret radio sinjalet FM për të dërguar porosi në çast nga Windows Messenger, titujt e lajmeve, informacionet rreth aksioneve dhe parashikimet e motit si pjesë e shërbimit të abonimit me pagesë. Prodhimi ishte ndërprerë në vitin 2008 dhe SPOT (Teknologjia e Objektit të Mençur Personal) ishte anuluar në vitin 2012. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>