Harduer

Ora inteligjente Asus ZenWatch do të nxirret në shitje në muajin nëntor

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente Asus ZenWatch do të nxirret në shitje në muajin nëntor

gsmarena_001Kompania Asus prezantoi orën inteligjente ZenWatch në muajin shtator dhe premtoi që do të nxirret në shitje në muajin nëntor. Për fat të keq sipas një raporti në VR-Sources Asus fillimisht do të ofrojë vetëm një sasi të limituar të këtyre orëve inteligjente.

Në qoftë se ky informacion është i vërtetë, atëherë personat që janë të interesuar për këtë pajisje duhet të veprojnë shpejt në mënyrë që ta bëjnë ZenWatch të tyren. Nuk ka asnjë informacion shtesë që sqaron përse kompania do të nxjerrë në treg vetëm një sasi të limituar të këtyre orëve inteligjente.

Asus ZenWatch ka një trup metalik dhe një proçesor Snapdragon 400, i cili operon sistemin Android Wear. Ekrani paraqitës është një variant i AMOLED, i mbrojtur nga xhami Gorilla Glass 3 . Ekrani paraqitës ka një madhësi prej 1.63 inç dhe një rezolucion prej 320×320 piksel. ZenWatch është pajisur me certifikatën IP55, që tregon që është rezistente ndaj pluhurit dhe ujit. Çmimi i kësaj ore do të jetë 199 euro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>