Harduer

Ora inteligjente e Apple në faqen e parë të revistës Vogue në Kinë

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente e Apple në faqen e parë të revistës Vogue në Kinë

469df68b-2097-4066-8419-2c7f1539c48c-325x420Kompania Apple është parë duke i shtuar mënyrat e marketingut për orën e saj inteligjente. Revista Vogue e nëntorit të 2014, e cila del të hënën ka në kopertinënjë nga modelet e njohura të Victoria’s Secret Angel Liu Wen, supermodelen e Estee Launder e cila ka veshur një fund dhe një bluzë të thurur me shirita, të Celine. Gjithashtu ajo mban në dorë një orë prej ari të verdhë 18 karatësh të Apple me një rrip lëkure të kuq.

Revista Vogue në Kinë është e re përsa i përket traditës së revistave të modës por gjithsesi impakti ka qenë shumë i madh edhe pse në një kohë të shkurtër. Edicioni i Vogue në Kinë nuk ka ende 10 vite, por ajo ka një lexueshmëri prej 1.3 milion njerëz, shifër e cila është më e madhe sesa në Britani në të cilën operon prej 98 vitesh dhe më e madhe edhe se në Itali ku operon prej 39 vitesh. Duke parë këto shifra, a është kompania Apple duke dërguar një mesazh në Kinë për të fituar një impakt të mirë edhe në marketet e pajisjeve të luksit atje?

Lajmet e fundit>