Harduer

Ora inteligjente iWatch do të jetë e rezistente ndaj goditjeve

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente iWatch do të jetë e rezistente ndaj goditjeve

Apple's_Upcoming_Smartwatch_Will_Have-ea7d879603181c8249ecb274abf92071Kompania Apple do të përdorë safir të qëndrueshëm, rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve në vend të xhamit të zakonshëm për ndërtimin e produkteve të saj të ardhshme; iWatch dhe iPhone 6.

Apple mund ta përdorë këtë lloj materiali në disa versione të veçanta të iPhone 6. Është akoma i paqartë fakti se iPhone 6, 5.5. inç do të jetë i ndërtuar nga safiri, ndërsa iPhone 4.7 inç do jetë i ndërtuar nga xhami. Apple tanimë përdor safir për mbrojtjen e lentes së kamerës, por pa dyshim që i gjithë ekrani prej safiri do ketë një kosto më të madhe.

Nëse në dy produktet e ardhshme do të vinë të përbërë prej safiri kjo do të jetë një risi në treg. Safiri konsiderohet të jetë më i qëndrueshëm dhe më rezistent se xhami. Duke qenë një nga materialet më të forta është e vështirë të gërvishtet apo të thyhet.

Gjithashtu mund të durojë temperaturat e larta. Padyshim që një telefon apo një smartwatch prej safiri çdokush do dëshironte ta kishte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>