Analiza

Ora inteligjente iWatch do të prezantohet në eventin e ardhshëm të Apple

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente iWatch do të prezantohet në eventin e ardhshëm të Apple

applgo8087dfPër pak jave do të realizohet eventi i shumëpritur i kompanisë Apple, i cili raportohet se është vendosur të mbahet më 9 Shtator. Në shumë spekulime thuhet se në këtë event do të prezantohet telefoni i ri inteligjent iPhone 6.

Në disa informacione të reja që po qarkullojnë në internet thuhet se ndjekësit e kompanisë Apple më në fund do të jenë në gjendje të shohin orën inteligjente iWatch. Faqja nga e cila është marrë lajmi, Re/code, pretendon se Apple do të prezantojë orën inteligjente krahas dy versioneve të telefonit inteligjent iPhone 6.

Për shkak të mungesës së fotove të kësaj ore shumë njerëz kishin filluar ti humbnin shpresat se do ta shihnin në treg brenda vitit 2014. Megjithëse akoma nuk dihet ndonjë informacion mbi dizajnin apo mënyrën se si do të duket iWatch, u bë e ditur se ora inteligjente do të jetë e pajisur me HealthKit dhe HomeKit.

Kompania Apple akoma nuk ka deklaruar që do të prodhojë ndonjë pajisje inteligjente me veshje, por CEO i saj Tim Cook ka deklaruar se ata do të bëhen pjesë e tregjeve të reja këtë vit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>