Harduer

Ora inteligjente iWatch mund të prezantohet në tre modele të ndryshme

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente iWatch mund të prezantohet në tre modele të ndryshme

gsmarena_001 (1)Burime të besueshme të Economic Daily bëjnë të ditur se pajisja e shumëpritur e Apple-it, iWatch, do të prezantohet në treg në 3 versione të ndryshme. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë një version i iWatch që do të ketë ekran 1.6 inç dhe dy modele të tjera me ekran 1.8 inç. Njëri nga versionet me ekran 1.8 inç do të ketë një xham prej safiri në pjesën ballore.

Gazeta prestigjioze kineze Economic Daily raporton se iWatch do të kushtojë 349 dollarë. Ajo parashikon gjithashtu se kjo orë inteligjente do të prezantohet në tremujorin e tretë të këtij viti.

Duke pasur parasysh faktin që ka akoma edhe një muaj deri në prezantimin zyrtar të kësaj pajisjeje intelegjente, mund të bëhen shumë ndryshime gjatë procesit të zhvillimit të saj, kështu që nuk duhet t’i marrim për të mirëqena të gjitha spekulimet e bëra për këtë orë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>